Drejtësia

KLP emëron motrën e Ermonela Felaj prokurore tek Prokuroria e Tiranës

Ashtu sic edhe pritej, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) miratoi me shumicë votash motrën e deputetes Ermonela Felaj, Eranda Felaj, si prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Më parë ajo ka punuar si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Familjarët e deputetes socialiste në sistemin e drejtësisë, nxitën edhe debat në Kuvend.

Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të PD përfshi edhe kryetarin e grupit parlamentar e denoncuan këtë fakt. Ermonela Felaj ka 4 familjarë të saj në Prokurorinë e Tiranës. Ajo tha gjatë replikave në Kuvend se postet ishin marrë me merite.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë