Gazeta Si – Jurgen Klop ka njoftuar në mënyrë surprizë largimin nga Liverpuli në fund të sezonit. Me anë të një videoje të publikuar në kanalet e rrjeteve sociale të klubit, gjermani bën me dije se ka vendosur t’i japë lamtumirën Liverpulit pas 9 vitesh.

“E di që për shumë prej jush mund të jetë e papritur, – thotë trajneri gjerman, këtë herë pa buzëqeshjen e tij tipike, – dua gjithçka te ky klub dhe te ky qytet, por në fund të sezonit do të largohem.
Jam i bindur se është vendimi më i drejtë, sepse e kuptoj që po më mbarojnë energjitë dhe e di që nuk mund të vazhdoj ta bëj këtë punë pa fund. Pas gjithë këtyre viteve bashkë është parë dashuria që kam për ju. Minimumi që duhet të bëj ndaj jush është e vërteta dhe kjo është e vërteta”.
A message to Liverpool supporters from Jürgen Klopp. pic.twitter.com/l7rtmxgOzt
— Liverpool FC (@LFC) January 26, 2024
Klop ka bërë me dije se vendimin ia kishte bërë të ditur klubit që në nëntor. “Sezoni i kaluar ishte shumë i vështirë. Ka pasur momente, ku në klube të tjera do të më kishin larguar, por nuk ndodhi me mu ate Liverpuli. Ishte shumë e rëndësishme që të ndihmoja klubin”, – ka shtuar Klop më tej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




