Lajme

KLGJ përjashton nga gara për Gjykatën e Lartë Theodhori Sollakun

Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku nuk do të vijojë më garën për t’u bërë anëtar i Gjykatës së Lartë. Ky vendim është marrë një ditë më parë nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor, bazuar në dispozitat ligjore që ndalojnë emërimin në Gjykatën e Lartë, nga juristët e spikatur, që janë larguar apo shkarkuar për shkelje ligjore ose disiplinore.
Sollaku u shkarkua në vitin 2007 nga Prokuror i Përgjithshëm, ndërsa tani ka afat 5 ditë për të ankimuar vendimi e KLGJ-së në Apelin Administrativ.
Mësohet se shkak për përjashtimi nga gara për Sollakun është bërë largimi nga posti i kryeprokurorit 12 vite më parë.
Emrat që vijojnë garën për Gjykatën e Lartë janë; Rezarta Melo; Ervin Pupe; Kestrin Katro; Sokol Sadushaj; Ilir Panda; Ardita Alsula; Jetmira Rragami.
Fillimisht në garë për Gjykatën e Lartë kanë qenë 22 kandidatë, ndërsa KLGJ pasi verifikoi të gjithë veprimtarinë e tyre, vendosi të kualifikojë vetëm 8 prej tyre.
Me largimin e Sollakut, tashmë në garë aktualisht janë shtatë kandidatë të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë