Rend dhe Ligj

Klevis Qose lirohet nga detyra si Drejtor i Burgjeve, në vend të tij Adriatik Kupi

Gazeta Si – Klevis Qose, është larguar nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja, ai do të zëvendësohet nga Adriatik Kupi

Qose u emërua në këtë post pas dorëheqjes së Admir Abrijas, që dha dorëheqjen më 14 shkurt 2024. Në dhjetor 2023, ai mori drejtimin e Shërbimit të Provës.

Përveç Burgjeve dhe Shërbimit të Provës, Qose ka shërbyer në struktura hetimore të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, me fokus në krimin e organizuar, krimet e rënda, trafikun e paligjshëm dhe narkotikët.

Ai është vlerësuar nga institucionet më të larta shtetërore për kontribut të veçantë profesional dhe rezultate të qëndrueshme në ushtrimin e funksioneve publike, përfshirë vlerësime nga Ministri i Drejtësisë dhe kryeministri i Shqipërisë.

Në aspektin akademik, është jurist me formim të avancuar në të drejtën penale dhe kriminalistikë. Ka përfunduar studime pasuniversitare dhe aktualisht ndjek studimet e doktoraturës në Fakultetin e Drejtësisë.

Gjithashtu, ka ndjekur trajnime të shumta profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e menaxhimit korrektues, lidershipit dhe sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë