Futboll

Klauzola ndihmon Brojën, Fulhemi duhet ta aktivizojë titullar që të shmangë pagesën

Aventura e re te Fulhemi nuk po shkon siç pritej për Armando Brojën, sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Ai u huazua nga Çesli te kjo skuadër që të aktivizohej më shumë, por nuk ka ndodhur kështu. Megjithatë, ka një shans që situata të ndryshojë, sepse ka një klauzolë në kontratë që pritet të ndihmojë Brojën.

Broja kur prezantohej te Fulhemi. Gazeta Si, 13 mars 2024

Çelsi dhe Fulhemi kanë rënë dakord që, nëse sulmuesi shqiptar do të luajë 60% të ndeshjeve që kishin mbetur deri në fund të sezonit, Fulhemi nuk ka asnjë detyrim financiar. Nëse Broja nuk luan, siç edhe ka ndodhur, atëherë Fulhemi duhet të derdhë 4 milionë paundë në arkat e Çelsit.

Kufiri i 60%-shit të ndeshjeve ndahet këtë fundjavë dhe drejtuesit e Fulhemit duhet të marrin një vendim: të aktivizojnë Brojën titullar, apo të paguajnë shifrën e fiksuar në klauzolën e tij. Sulmuesi kuqezi shpreson që të luajë në fundjavë ndeshjen e parë si titullar pikërisht për shkak të kësaj klauzole.

U shtuna do t’i japë përgjigje kësaj dileme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë