Gazeta Si – Klarens Sedorf, ish-futbollisti i njohur holandez, ka folur për finalen e së dilës të Katar 2022: “Argjentina ka treguar deri tani se është shumë e bashkuar dhe ka Mesin. Ka diçka më shumë se Mbape, ajo që po bën është e pabesueshme.
Ai vendos ndeshjen, bën lojëra të jashtëzakonshme, nga çdo pozicion. Nëse ekziston Zoti i futbollit, do të ishte bukur ta shihje Mesin të ngrinte lart Kupën e Botës.

Edhe Franca e meriton trofeun, është një skuadër e konsoliduar dhe me lojtarë të rinj të fortë. Besoj se do të shohim një ndeshje speciale”, – u shpreh Sedorf.
Dhe të mendosh që holandezët patën jo pak përplasje gjatë çerekfinales me Argjentinën, në ndeshje dhe pas asaj. Lionel Mesi sulmoi trajnerin van Gal për futbollin që luajnë skuadrat e tij. Megjithatë, Sedorf shenjtëron argjentinasin dhe kuptohet që do të bëjë tifo për të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.