Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës ndërsa vranësirat mesatare kalimtare parashikohet të jenë prezente nga orët e mesditës kryesisht në jug të territorit.
Ndërkohë do ketë mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Temperaturat pritet të shkojnë deri në 30 gradë.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.