Teksa sezoni turistik në vendin tonë ka nisur, ndonëse i diktuar nga rregulla të reja për shkak të situatës me koronavirusin, policia në bashkëpunim me IKMT-në, kanë evidentuar në terren raste të ndërtimeve pa leje.
Policia thotë se në lagjen nr. 13, Durrës, është shembur objekti i shtetasit I. K., i cili, para lokalit të tij, kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur plate betoni.
Ndërkohë, siç njofton policia, vazhdon prishja e pedanave të vendosura pa leje në objektin e shtetasit D. Sh., i cili kishte zënë në mënyrë të paligjshme hapësirën publike dhe disa ditë më parë është proceduar nga ana e IKMT-së, për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




