Lajme

Kishte mashtruar tre persona, arrestohet i riu në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar një të ri me akuzën se ka mashtruar tre persona dhe iu ka marrë paratë.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi i shpallur në kërkim A. S., 25 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndalimi i tij u bë pasi ishte shpallur në kërkim për arsye se kishte mashtruar 3 shtetas të tjerë kundrejt pagesës me qëllim për t’i çuar në shtetin gjerman.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë