Kryhet ekstradimi i shqiptarit të kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje nga Shqipëria që dje u arrestua në Greqi.
Policia thotë se ai është 50-vjeçari Arben Muça nga Tirana që 22 vite më parë në Kombinat ka kryer një vrasje afër një bilardoje.
Ai u kap dje në Lamia teksa prej kohësh fshihej në territorin grek.
Arben Muça, në vitin 1998, në zonën e Kombinatit në rrugën “Kelmendi”, në afërsi të një bilardoje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e shtetasit Arben Muça drejt vendit tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



