Njerez

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë Margarita Xhepa. Një ditë më parë kishte ditëlindjen

Kinematografia shqiptare është në zi! Margarita Xhepa, një nga ikonat shqiptare të filmit dhe teatrit është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Gjatë karrierës së saj, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka krijuar mbi 150 role.

Përveç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Ilir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë