Kinema

Kinemaja horror vjen me “Crawl” e “The Nest”

Këtë javë dalin në treg në kinematë botërore dy filma të zhanrit horror. E para vjen me regji të francezit Alexandre Aja, ndërsa i dyti nga italiani Roberto De Feo.
Kinemaja ‘horror’ vazhdon të jetë një protagoniste kryesore e sezonit të verës: pas filmave që kemi lënë pas, këtë javë do të lançohet “Crawl” me regji të Alexandre Aja.

I xhiruar në Florida kur një uragan i madh kërcënon një zonë shumë të madhe, filmi paraqet vajzën e re, Haley, si protagoniste, duke injoruar urdhrat e evakuimit për të gjetur babanë e saj të zhdukur.

https://youtu.be/JhddpNf7vGs

Pasi u plagosën rëndë në bodrumin e shtëpisë së familjes së tyre, të dy mbetën të bllokuar nga uji. Megjithatë, shpejt, Haley dhe babai i saj kuptuan se një rrezik shumë më i madh po i kërcënonte: niveli gjithnjë e në rritje i ujit tërhoqi aligatorët e zonës.
I njohur për regjinë e një filmi tjetër horror veror si “Piranha 3D”, francezi Alexandre Aja lançon filmin e radhës, duke shfrytëzuar edhe një herë kërcënimin e kafshëve detare si elementi kryesor për të provokuar dridhje dhe suspancë te spektatorët.
Struktura narrative është gati-gati banale dhe e ndërtuar në tavolinë, por filmi arrin të na japë një argëtim të mirë, mbi të gjitha falë vendndodhjes klaustrofobike në të cilën zhvillohet gjithçka.
Prodhuar nga Sam Raimi, "Crawl" është një produkt që harrohet shpejt, por që mban të gozhduar për një orë e gjysmë të gjithë të apasionuarit e këtij zhanri.
Megjithatë, edhe sot, titulli më i mirë i karrierës së francezit Aja mbetet “Tension i lartë” një film i vitit 2003 që e prezantoi atë për adhuruesit e kinemasë horror.
Po ashtu ngjall kureshtje edhe filmi tjetër “The Nest”, sërish pjesë e kinemasë horror.
Protagonisti i filmit është Samueli, një djalë i detyruar të qëndrojë në një karrige me rrota, i cili jeton me nënën e tij në një shtëpi të madhe, të izoluar, të rrethuar me pyje. Por, ardhja e adoleshentes Denise do të dëmtojë ekuilibrin e familjes.

https://youtu.be/UEWnPjgW1Jc

Ndoshta jo shumë origjinale në skenar, filmi ka një skenë befasuese, e aftë të krijojë atmosferën e duhur rreth shtëpisë së protagonistit të filmit.
Ekspertët e zhanrit horror bëjnë referenca të vazhdueshme për vepra të këtij zhanri, por edhe talenti i këtij regjisori të ri italian tashmë është kapur nga ekspertët dhe ende mund të rritet me projektet e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë