Bota

Kina vendi i parë në botë që miraton pasaportat e vaksinimit

Kina është bërë sot vendi i parë që miratuar zyrtarisht certifikata shëndetësore për udhëtarët vendas, duke udhëhequr botën në planet për shpërndarjen pasaporta të vaksinimit.

Certifikata digjitale, e cila tregon statusin e vaksinimit të një përdoruesi dhe rezultatet e tamponit është në dispozicion për qytetarët kinezë përmes një platforme elektronike.

“Certifikata është miratuar për të ndihmuar në promovimin e rimëkëmbjes ekonomike botërore dhe për të lehtësuar udhëtimet ndërkufitare”, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme. Sidoqoftë, certifikata ndërkombëtare e shëndetit është në dispozicion vetëm për përdorim nga qytetarët kinezë dhe nuk është akoma e detyrueshme.

Certifikata, e cila është gjithashtu në dispozicion në formë letre, mendohet të jetë “pasaporta e parë e vaksinimit në botë”. SHBA dhe Britania janë midis vendeve që shqyrtojnë zbatimin e lejeve të ngjashme. Bashkimi Europian është gjithashtu duke punuar për një certifikatë që do të lejojë qytetarët e vaksinuar të udhëtojnë midis vendeve anëtare dhe jashtë vendit.

Programi i Kinës përfshin një kod QR që lejon secilin vend të marrë informacionin shëndetësor të udhëtarëve.

Aplikacionet gjurmojnë vendndodhjen e një përdoruesi dhe zbulojnë nëse një përdorues ka qenë ose jo në kontakt të ngushtë me një rast të konfirmuar ose ka udhëtuar në zona ku ka shumë raste me Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë