Autoriteti shëndetësor i Kinës raportoi të hënën se nuk kishte asnjë rast të ri të COVID19 në vend për herë të parë që nga korriku, duke ofruar një panoramë optimiste se shpërthimi që filloi në fund të muajit të kaluar mund të zbehet së shpejti.
Reuters shkruan se përhapja e fundit u nxit kryesisht nga infeksionet e zbuluara për herë të parë në mesin e disa punonjësve të aeroportit në qytetin lindor të Nanjing më 20 korrik.
Që atëherë, më shumë se 1,200 njerëz në Kinë u konfirmuan të infektuar.
Përhapja nxiti autoritetet lokale në të gjithë vendin të impononin masa të ashpra kundër epidemisë, përfshirë testimin masiv për miliona njerëz për të identifikuar dhe izoluar transmetuesit, si dhe trajtimin e të infektuarve.
Këto kohë, Kina nuk ka shënuar megjithatë asnjë vdekje dhe infektimi është përqendruar kryesisht në qytetet Nanjing dhe Yangzhou në provincën e Jiangsu, pranë qendrës financiare të Shangait.
Në të gjithë Kinën, rastet e reja lokale ranë gjatë javën e kaluar, pasi arritën kulmin në fillim të gushtit.
Gjatë fundjavës, Shanghai vendosi qindra njerëz nën karantinë pasi rastet e reja u evidentuan në një nga dy aeroportet e saj, duke shkaktuar shqetësim për një shpërthim të ri në qytet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje