Portofol

Kina, historia më shumë e nënvlerësuar në Tregun e Naftës

Bota po vëzhgon me kërshëri dhe merak, tensionin në rritje në Lindjen e Mesme. Analistët e tregut të arit të zi në të njëjtën kohë po vlerësojnë  se sa mund të jetë sasia e naftës Iraniane që do të shkojë dëm pas sanksioneve amerikane. Historia më e madhe në tregun e naftës këtë vit  shumë mirë mund të zhvillohet larg tensioneve aq shumë të reklamuara të Lindjes së Mesme, –që do të thotë mund të zhvendoset në Kinë e cila po rrit gjithnjë e më shumë kërkesën për naftë. Kina që konsiderohet aktualisht si vendi me kërkesën më të lartë për naftë—ka thyer rekordet e kërkesës për  importet e veta. Me rritjen e eksporteve të produkteve të naftës dhe prodhimi i naftës vendase të papërpunuar ka konkuruar çmimet e shtatë viteve të fundit. Ndërsa të gjithë sytë janë ngulur mbi Iranin dhe Lindjen e Mesme, ritmi i rritjes së kërkesës së Kinës për naftë mund të jetë historia më shumë e pavlerësuar në tregun aktual të naftës, është shprehur kolumnisti i Bloomberg David Fickling në një opinion të tijin. Kërkesa në rritje e Kinës për naftë ka tejkaluar pritshmëritë, dhe Goldman Sachs, ka thënë se kjo mënyrë rritjeje mund të jetë  “më e lartë se ç’po vlerësohet”. Sipas Goldman, rritja e kërkesës globale për naftë në tremujorin e parë të 2018 në terma vjetorë shënon rritjen më të fort që prej tremujorit të parë të 2010-ës. Vlerësimet që vijnë nga bankat e invetsimeve të cilat shohin se furnizimet në ulje të Iranit dhe Vnezuelës po rrisin çmimin e naftës, gjykojnë se kërkesa botërore e veçanërisht ajo Kineze  do vazhdojë të jetë e fort. Në 2017, Kina rezulton të jetë importuesi më i madh në botë i naftës bruto ndërkohë që prodhimi i saj vendas ka rënë. Kina mbajti  gjithashtu për 2017-ën titullin e konsumuesit më të madh të naftës në botë për të nëntin vit radhazi. Këtë vit vijoi sërisht ritmi i lart i importit, dhe në Mars importet kineze të produktit arritën nivelin e dytë më të lart të regjistruar ndonjëherë në këtë moment, ndërsa eksportet e karburantit të rafinuar janë rritur në maksimumin historik, me  43% krahasuar me Marsin e 2017-ës Sipas përllogaritjeve të Reuters, importet e naftës bruto të Kinës në tremujorin e parë u rritnë 7% në vit ose ndryshe  9.09 milion bpd—një rritje mesatare prej 595,000 bpd krahasuar me tremujorin e parë të 2017-ës. Gjithashtu rafineritë në mars thyen rekord, pasi kuotat e importit për përpunuesit e vegjël të pavarur – të ashtuquajturat “teapots” – u rritën dhe kufijtë e rafinerive mbetën të shëndetshme. Rafineritë kineze procesuan 12,13 milion bpd në mars, duke thyer rekordin e parë prej 12.03 milion bpd nga Nëntori 2017. Rafineritë në muajt Prill e Maj pritet të regjistrojnë shifra inferiore krahasuar me marsin për shkak të ruajtjes së pikut të sezonit. Në të njëjtën kohë, prodhimi i brendshëm bruto i naftës kineze në tremujorin e parë ka lënguar në minimumet e qershorit 2011, duke bërë që kërkesa e lartë të ushehej prej  importit të lartë. Prodhimi i naftës bruto në Mars ishte rreth 3.76 milion bpd, krahasuar me nivelet mesatare të Janarit dhe Shkurtit. Në Prill, importet e naftës kineze bruto vendosën një rekord të ri—9.6 milion bpd duke thyer rekordin ditor precedent  prej 9.57 milion bpd nga Janari i këtij viti. Eksportet e produkteve të naftës të rafinuara u rritën me 46% krahasuar me vitin në prill, por u ulën në krahasim me historikun e lartë të muajit mars. Kina është fondamentale përsa i përket rritjes së kërkesës globale për naftë, dhe nëse mban ritmin aktual të rritjes do të mbështesë  kërkesën e fort në rritje që presin analistët. Në fakt parashikimet flasin për një rritje galopante të kërkesës së Kinës për naftë deri në 2030-ën. Në krahun e ofertës, impakti i Iranit në tregun global të naftës mbetet ende për tu kuantifikuar ose parë. Sanksionet e SHBA-ve rritën javën e kaluar çmimin e naftës pasi Presidenti Donald Trump tërhoqi Amerikën nga marrëveshja nukleare. Blerësit e  naftës iraniane vazhdojnë të blejnë naftën bruto, duke vlerësuar ndikimet e sanksioneve gjatë periudhës 180-ditore. Ndërsa blerësit Europianë kanë ngritur shqetësimet e tregtisë me Iranin pas vendosjes së sankisioneve si ndalesë potenciale për të blerë naftën bruto të Iranit,  Kina nga ana tjetër po siguron Tehranin se do të vazhdojë të importojë naftën e tij. Ndërsa një humbje oferte me rënien e Venezuelës dhe një rënie potenciale në eksportet e naftës iraniane nxisin rritjen e çmimit e naftës, ritmi i rritjes së kërkesës së Kinës për naftë  mund të rrisë kërkesën globale. Nëse rritja e kërkesës vazhdon të jetë e fortë, siç pritet aktualisht, një treg tashmë i ngushtë i naftës mund të bëhet edhe më i ngushtë në kuadrin e shqetësimeve gjeopolitike, duke bërë që  çmimi i naftës të rritet më tej.   Si ndikohet Shqipëria nga tregu global? Tregtarët shqiptarë janë shumë të ndjeshëm ndaj tregjeve të huaja dhe njëkohësisht  shumë të shkathët për të reflektuar menjëherë rritjen e çmimeve në tregun vendas. Pavarësisht se rezervat e tyre mund të jenë të konsiderueshme, ata e pasqyrojnë menjëherë situatën e tregut ndërkombëtar. Edhe pse mund të mos marrin vesh nga gjeopolitika, atyre u thërret xhepi. Vendimi i Trump për sanksionet ndaj Iranit, ka bërë që tregtarët e karburanteve në vend ta reflektojnë në rritjen e çmimit të tyre. Në pikat e shitjes së karburanteve në kryeqytet është vënë re se çmimi është rritur 5 lekë për liter; nga 173 lekë për litër që shitej mesatarisht nafta, deri të dielën, sot e gjeje me 178 lekë, që do të thotë 5 lekë më shumë. Ndërkohë benzina ka shkuar në 188 lekë për një litër. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, në 10 vitet e fundit çmimi mesatar i naftës çdo vit ka njohur oshilacione. Çmimi më i lartë mesatar i naftës për litër është shënuar në vitin 2012 kur një litër naftë ka kushtuar 183,4 lekë. Edhe pse ndryshimi i çmimit të naftës në tregun vendas përkon me kërkeën e lartë për naftë në tregun ndërkombëtar dhe ngjarjet që ndikojnë bursën ndërkombëtare, ekspertët shqiptarë të hidrokarbureve gjykojnë se ndikimi i tregut ndërkombëtar është veç një prej disa faktorëve që ndikojnë në ndryshimin e çmimit të naftës që tregtohet në tregun vendas.     Eksperti Sipas Dael Dervishit, ekspert në fushën e energjisë, vetëm 25 % e naftës që prodhohet në Shqipëri shkon për përdorim të automjeteve, pasi është e rëndë. “Ne mbetemi të varur nga importi. Patjetër që tregu ndërkombëtar  reflekton në luhatjet e çmimit të naftës në tregun vendas, por shumë pak, pasi çmimi i D2 është i përbërë nga shumë zëra. Është e vështirë që të reflektojë në masë të madhe çmimi i naftës tonë nga Brenti i Londrës, çmimi ndërkombëtar i naftës. Duhet të lëvizë shumë Brenti i Londrës që të reflektojë edhe në tregun vendas.”- shprehet Daeli. Por cilat janë zërat e taksave që përbëjnë çmimin e naftës që tregtohet në vend? Pra në total ne paguajmë 96 lekë vetëm taksa për naftën.   Shqipëria renditet në listën e vendeve me çmimin më të lartë në Europë për naftën me pakicë, duke qëndruar në listë fare pranë vendeve evropiane me nivel të lartë jetese.      

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë