Lajme

Kim takon kongresmenin Quigley, 58 mln dollarë për bazën e Kuçovës

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan, Mike Quigley i cili gjatë qëndrimit dy ditor në Tiranë vizitoi bazën ajrore të Kuçovës.

Në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s.

“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasadoren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë