Politike

Kim kërkon që të mos kandidojë, Tom Doshi regjistrohet në Tiranë e Shkodër

Tom Doshi do të kryesojë listat e kandidatëve të Partisë Socialdemokrate në dy qarqe, duke shpërfillur thirrjen e Ambasadores së ShBA, Yuri Kim.

PSD ka dorëzuar listat me kandidatët e saj, ku deputeti dhe kryetari i kësaj partie,Tom Doshi është i pari në Shkodër dhe Tiranë.

Më 8 shkurt, nga thirrjet drejtuar kryetarëve të partive për të mos kandiduar persona me precedentë kriminalë dhe të dyshuar si të përfshirë në afera korruptive të qenësishme, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasadorja e SHBA në Tiranë kaloi në emra konkretë.

Kim u rikthye më shumë se dy vite pas në kohë për të sjellë një shembull se cili kandidat nuk duhet të lejohet që të votohet nga shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore shqiptare përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor i vendosur nga Sekretari i Shtetit të SHBA pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit shqiptarë meritojnë më mirë se kaq”, shkruan ajo.

Kryediplomatja amerikane në Tiranë sjell si shembull rastin e Tom Doshit, që në vitin 2018 u shpall person i padëshirueshëm në SHBA me vendim të Sekretarit të Shtetit të asaj kohe, Rex Tillerson.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë