Media Galeri

Kim Kardashian me bikini ‘shtrihet’ në Times Square

Kim Kardashian ka shkaktuar polemika me marketingun më të fundit të markës së saj të veshjeve, SKIMS. Në mes të Times Square, Nju Jork, u vendos një kukull gjigante 60 metra e gjatë, e formësuar si Kim me bikini blu. Instalacioni u krijua për të promovuar koleksionin më të ri të rrobave të banjës nga SKIMS, por reagimet e publikut nuk kanë qenë aspak pozitive.

Pasi imazhet e kukullës u publikuan në internet, shumë fansa e kritikuan idenë si të çuditshme dhe të tepruar.

“Duket sikur edhe vetë ajo ndihet në siklet aty”, shkroi një përdorues. Të tjerë e quajtën balonën “të frikshme” dhe “të papërshtatshme për një hapësirë publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë