Kim Jong-un ka vdekur, ose ndodhet në shtratin e vdekjes pa shpresa për shpëtim. Ky është lajmi që raportojnë mediat në Kinë, Korenë e Jugut dhe në Japoni.
Shkaku i vdekjes, sipas asaj që raportohet fillimisht nga këto media mendohet se është një operacion kirurgjikal në zemër i shkuar keq.
Në Kinë lajmi u përhap përmes rrjetit social Weibo, njohur ndryshe edhe si “Whats App”-i kinez. Autore ishte një grua, që sipas mediave në Korenë e Jugut është mbesa e ministrit të Jashtëm kinez. Duke cituar burime të sigurta, gruaja në fjalë tha se Kina kishte dërguar javën e kaluar një ekip mjekësor për të kontrolluar gjendjen e fqinjit komunist.
Por, në Japoni raportohet se Kim Jong-un ndodhet në koma dhe me pak mundësi për t’i shëruar pasi operacioni në zemër shkoi keq.
Udhëheqësi i vendit më të izoluar në botë nuk është shfaqur në publik që prej fillimit të këtij muaji dhe zërat se ai mund të kishte vdekur, ose të ishte vrarë qarkullojnë prej disa ditësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




