Lajme

KiE: Mos digjni mandatet! Debati, në Parlament

Këshilli i Europës është shprehur i shqetësuar në lidhje me vendimin e opozitës shqiptare për t’u tërhequr nga Parlamenti.

Përmes një deklarate të shpërndarë edhe në faqen zyrtare të këtij Këshilli, Sekretari i Përgjithshem i KiE, Thorbjorn Jagland kërkoi që debati të zhvillohet në Parlament.

“Në një demokraci legjislatori është shkalla e parë ku çështjet politike që prekin të gjithë vendin duhet të debatohen dhe ku duhet të kërkohen zgjidhjet. Opozita shqiptare nuk duhet të braktisë parlamentin”, thotë Jagland.

Këshilli kërkon nga të gjitha palët që të vetëpërmbahen dhe t’u largohen retorikave të dhunshme.

“E drejta e tubimit dhe e demonstrimit duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore”, thuhet në deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë