Gazeta Si – Karen Khaçanov është gjysmëfinalisti i parë i Australian Open. Rusi fitoi ndaj Sebastian Kordas (7-6, 6-3, 3-0 i tërhequr). Dy setet e para u mbyllën në favor të kokës së serisë numër 18, që më pas përfitoi edhe nga tërheqja e rivalit për një problem fizik. Tani Khaçanov pret fituesin e çiftit Tsitsipas-Lehecka.
WHAT a way to finish the set 🤯
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 24, 2023
Khachanov 7-6(5) Korda
@karenkhachanov • @wwos • @espn • @eurosport • @wowowtennis • #AusOpen • #AO2023 pic.twitter.com/KT3yARC7mP
Seti i parë i ndeshjes ishte i luftuar. Khaçanov e vuri në vështirësi Kordan, që gjithsesi arriti ta mbante lojën në ekuilibër. Shkoi me ‘tie-break’, ku rusi ishte vendimtar, duke fituar 7-5. Seti i dytë ishte i gjithi për Khaçanov, me Kordan që shfaqi probleme dhe më pas u kuptua pse. Ai kërkoi ndërhyrjen e mjekëve. Në setin e tretë, kur rezultati ishte 3-0, Korda u tërhoq.
Buzëqesh Elena Ribakina, që mundi Jelena Ostapenkon 6-2 dhe 6-4, duke shkuar në gjysmëfinale të Australian Open. Asnjëherë nuk u vu në diskutim suksesi i kazakes, kokë serie numër 22. Ajo pati besim të madh në vetvete, pasi kishte eliminuar Shviatek. Ribakina, gjysmëfinalistja e parë, e mbylli ndeshjen pas një ore e 19 minutash lojë.
Signed, sealed, delivered to the #AO2023 semifinals ✍️#AusOpen pic.twitter.com/iDzdhIAMTd
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 24, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.