Media Galeri

Kështu duket dhimbja kronike, në fotografi

Fotografia Michaela Skovranova ka jetuar me endometriozë të rëndë (faza e 4) për 20 vjet. Endometrioza është një gjendje që nuk ka shërim. Personat e prekur gjejnë mënyra të ndryshme për të lehtësuar sadopak dhimbjet të cilat janë të mëdha dhe të padurueshme. E vetmja mënyrë që Skovranova ka gjetur për pak qetësim është dushi. Vetëm kur kalon orë të tëra në ujë ajo ndjen lehtësim.

Stimulimi elektrik nervor transkutan është një metodë e lehtësimit të dhimbjes që përfshin përdorimin e një rryme elektrike të butë. Impulset elektrike mund të zvogëlojnë sinjalet e dhimbjes që shkojnë në palcën kurrizore dhe trurin, të cilat mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes dhe relaksimin e muskujve. Gjithsesi kjo nuk është një kurë për dhimbjen dhe shpesh siguron vetëm lehtësim afatshkurtër.

Skovranova ka krijuar një koleksion fotografish që tregojnë realitetin konfrontues të jetës me dhimbje kronike.\The Guardian\


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë