Drejtësia

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron Olsi Dadon si prokurorin e 18 të SPAK-ut

Gazeta Si – Olsi Dado do të jetë prokurori më i ri i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), i cili u emërua këtë të enjte nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Në marsin e vitit të shkuar, ai u emërua si prokuror i komanduar në këtë strukturë për nevoja pune, ndërsa tani do të jetë definitivisht prokurori i 18 i caktuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

“Kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm”, thuhet më tej në njoftim.

Kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo emëroj në detyrë prokurorin e 18-të, zotin Ols Dado, si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranë SPAK. 2.Kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm”, – thuhet në njoftimin e KLP-së.

Dado e nisi karrierën si prokuror i thjeshtë në Pogradec. Më pas është transferuar nga ish-kryeprokurorja Ina Rama në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë