Nga Gazeta ‘SI’ – Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, ka shitur mbi 19 mijë megavatorë energji, të ndarë në tre lote, me një shumë prej 4.7 mln eurosh.
Në lotin e e parë, KESH ka shitur 6 mijë MWh me çmim të ponderuar 302.79 euro/MWh. Në lotin e dytë, 2 mijë MWh me 182.36 euro/MWh dhe në lotin e tretë 11.4 mijë MWh me çmim 220.84 euro. Gjithsesi çmimet janë ndjeshëm më të ulëta se ato të paraqitura në bursën hungareze, HUPX, ku vlera më e vogël për megavat është 300 euro dhe shkon deri në 600 euro, sipas orareve.
KESH doli për herë të parë me eksporte pas reshjeve intensive në nëntor që tejmbushën kaskadën. Në total nga shitjet, korporata ka arkëtuar rreth 14 mln dollarë.
Gjendja e mirë e rezervës hidrike është edhe një lajm pozitiv për konsumatorët pasi është elementi kryesor ku qeveria bazohet për të miratuar apo jo fashën e konsumit 800KWh për muajt në vijim, pasi nuk u zbatua në tremujorin tetor-dhjetor, siç ishte parashikuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.