Menaxhim

KESH: Prurjet në kaskadë në rënie. Plotësohen të gjitha nevojat e vendit për energji

Nga Gazeta ‘SI’ – Prurjet e orëve të fundit në kaskadën e Drinit vazhdojnë të përmbushin plotësisht nevojën e vendit për energji nga OSHEE. Por niveli i prurjeve ka rënë nga një ditë më parë kur ishin 4.000m3/s, duke rezultuar në 2.895 m3/s.

Kështu vlerëson KESH dhe tregon se nivelet e tre liqeneve në Kaskadë, janë më të larta se një ditë më parë. Deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm (21 nëntor) Fierza qëndron 271.42 metra mbi nivelin e detit, Komani 173.62 mmnd dhe Vau i Dejës 75.40 mmnd.

Shkarkimet nga strukturat e portës së Vaut të Dejës po bëhen në 1000 m3/s.

Një ditë më parë KESH e përcaktoi situatën si ekstreme përshkak të shira me shumë intensitet.

Ndërkohë qyteti i Shkodrës dhe i Lezhës janë pjesërisht të përmbytura, ku dhjetra familje nëpër fshatra janë evakuuar dhe janë mbyllur shkollat. Në portet e vendit janë anuluar lundrimet.

Mbrëmjen e shkuar, ministrja e Energjisë, Belinda Balluku tha se falë mirë menaxhimit të kaskadës dhe HEC Vau i Dejës, u përballua një situatë e cila mund të rrezikonte të përmbyteshin sipërfaqe të tëra në zonën e Shkodrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë