Riatdhesohen 32 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë. Operacioni i riatdhesimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe atë belge, ku gjatë një fluturimi të përbashkët mes Francës dhe Belgjikës u riatdhesuan 32 shtetas shqiptarë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë bërë apel për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.
Policia njofton se të gjithë qytetarët që duan të punësohen në BE, duhet të ndjekin rrugën ligjore dhe të mos bien pre e mashtrimeve me dokumente të falsifikuara apo me tendencën për të kërkuar azil, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësia për të fituar azil është zero.
Po ashtu, nga ana e Policisë Kufitare janë forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër. Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



