Nga Gazeta ‘Si’- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës dhe të Gjirokastrës. Kërkesa e PD-ASHM për pavlefshmëri zgjedhore nuk u pranua nga gjyqtarët duke lënë në fuqi rezultatin për këto zona zgjedhore.
Demokratët paraqitën kërkesën duke e argumentuar me pretendimet se ka pasur tentativa për manipulim votash, përfshirë dhe ato të Diasporës në këto dy qarqe.
Në zgjedhjet e 11 majit PD e mposhti PS në Lezhë, duke siguruar 4 mandate përkundrejt 3 mandateve të mazhorancës. Ndërkohë që në Gjirokastër triumfuan socialistët, me demokratët që nxorën deputet vetëm Tritan Shehun nga lista e mbyllur.
Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor është hallka e fundit ku mund të ankimohet rezultati. Kjo bën që zyrtarisht me vendimin e sotëm të certifikohet rezultati që prodhoi procesi zgjedhor i 11 majit për qarqet Lezhë dhe Gjirokastër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.