Lajme

Kërkohet sekuestrimi i pronave të Admir Muratajt dhe familjarëve të tij

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar sekuestrimin e pronave të Admir Muratajt dhe familjarëve të tij.
Kërkesa mbështetet në ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017. Procedimi Pasuror Nr. 2 datë 04.03.2019, ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lidhur me të pandehurit Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre.
Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale.
Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal këto pasuri:
BMË X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Fouristradë Mercedes Benz;
Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj;
DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj;
DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Volkswagen Tiguan;
Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;
Rezulton se për Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarët e tij janë subjekte të hetimit pasuror, pasi janë identifikuar pasuri që nuk justifikohen nga burime të ligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë