Drejtësia

Kërkohej në Rusi për mashtrim, Gjykata e Tiranës liron kritikun e Putinit, Aleksandër Bobovnikov

Gazeta Si – Gjykata e Tiranës rrëzon Manjën dhe Putinin, lirohet rusi anti-regjim që u arrestua dy javë më parë në Rinas.

Aleksandër Bobovnikov, shtetasi rus i njohur për qëndrimet e tij anti-Putin ka fituar lirinë, pas arrestimit të tij më 30 maj në Rinas për llogari të drejtësisë ruse.

Vendimi u mor këtë martë nga Gjykata e Tiranës, duke rrëzuar kështu qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë për ta ekstraduar atë në Moskë.

Në momentin e arrestimit u mësua se ky shtetas ishte i pajisur me dy pasaporta, ruse dhe izraelite. Më herët Bobovnikov është kapur edhe në Itali, por edhe shteti italian e ka liruar.

Rusia e kërkon atë për veprën penale të mashtrimit, ndërsa Bobovnikov është me profesion neurokirug. Në Shqipëri kishte ardhur me çarter privat për të festuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë