Menaxhim

Kërkimet në Shpirag, testimi final në mars. Balluku: Nis inspektimi i ndërtesave të vjetra

Nga Gazeta ‘SI’ – Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tregoi se më 31 mars do të kryhet testimi final i rezervave të naftës në zonën e Shpiragut.

Ajo theksoi se tashmë është provuar se rezervuari është aty, ndërsa theksoi se synimi dhe dëshira është që të ketë rreth 300 mijë fuçi në ditë, një sasi kjo që do të nxisë nevojën e një fondi sovran për të menaxhuar të ardhurat.

“Shpimi në Shpirag ka qenë i vështirë, sepse flitet për një formacion gëlqeror, sepse vetëm gjatë hyrjes është dashur shumë punë, por tërheqja e sondës jashtë ka qenë sfiduese. Është vërtetuar fakti që kemi.   Rezervuari është aty, me sasitë e parashikuar, sfida jonë është e rrjedhave, që duhet ti përgjigjet atyre 100 mijë fuçive në ditë, por në presim 300 mijë fuçi, që të kem impaktin për fondin Sovran dhe buxhetin e shtetit. Në 31 mars do kemi në fazat e testimit final dhe një deklaratë publike”, tha ministrja.

Pyetur nga gazetarët për ligjin e investimeve strategjike, Balluku tha se ligji do të miratohet në parlament me ndryshime të reja, si edhe me një afat të ri, duke e shtyrë atë për herë të tretë që nga 2015-a.

Mbi nismën e qeverisë për të inspektuar të gjitha ndërtimet mbi 50-vjeçare në vend, ministrja tha se do të nisë procesi i verifikimit dhe do të krijohet databaza e të dhënave. Sipas saj, çdo vendim do të merret me në marrëveshje të plotë me pronarët dhe se në rast se vendoset shembja, do të ndërtohet një subjekt i ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë