Lajme

Kërkesat nuk u plotësuan, studentët paralajmërojnë protesta

Tre muaj pas protestave masive në sheshe dhe rrugë të kryeqytetit, studentët parlajmërojnë manifestime të reja nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre.

Një përfaqësi e këshillave studentorë të Universitetit të Tiranës, “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Fan Noli i Korcës, Aleksandër Xhuvani i Elbasanit, Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor përmesnjë deklarate informojnë se kanë marrë në shqyrtim paktin për Universitetin të prezantuar nga Qeveria dhe kanë vërejtur se nuk janë plotësuar kërkesat.

Ata thonë se mbi 90 % e kërkesave ose nuk janë plotësuar ose janë deformuar dhe plotësuar pak, pasi përgjysmmi i tartifave duhej të ishte bërë në janar 2019, ndërsa tarifat përr masterin nuk janë ulur, pavarësisht nga premtimi i qeverisë.

Mes të tjerash nuk janë krijuar sajtet që duhet të bënin transparencën e buxhetit në Universitete dhe për kartën e studentit nuk është bërë asnjë hap.

Në deklaratën për shtyp, këshillat studentorë konfirmojnë kërkesën e tyre për rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe marrjen me seriozitet të plotësimit të kërkesave.

Studentët pritet të thërrasin një takim ndërkombëtar në lidhje mbi situatën në Universitetet Publike, ku parashikohet dhe një takim me ministren e Arsimit, Besa Shahini.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë