Portofol

Kërkesa për monedhat virtuale, nevojë për më shumë udhëzime tatimore

Je konfuz për trajtimin tatimor në lidhje me monedhat virtuale? Nuk je i vetëm. Rregullat për taksat në lidhje me monedhat virtuale, të paqarta  dhe shpesh të rënda   ende nuk janë thjethtuar  (apo qartësuar), edhe pse numri i investitorëve të monedhave virtuale ka shpërthyer. Hera e fundit që Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme bëri një guidë specifike në lidhje me trajtimin e taksave të monedhave virtuale për taksapaguesit në 25 Mars  2014, në një kohë kur 14,020,100 dollarë vlerë Bitcoin ishte tregtuar me rreth 585 dollarë. Vëllimi është rreth 4,631,500,000 dollarë të tregëtuar me afërsisht 7,500 dollarë. Këtu bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për bitcoin (BTC). Nuk përfshihen monedhat e tjera virtuale si Ripple ose Ethereum.

Guida e ka bërë të qartë se, për çështje taksash, monedha virtuale është trajtuar si një kapital i qënësishëm me kushtin që të jetë i konvertueshëm  në cash. Në terma të thjeshta, kjo do të thotë që kapitali i nënshtrohet rregullave për çdo fitim apo humbje. Por taksat nuk janë kurrë kaq të thjeshta për tu aplikuar, dhe ndihet nevoja për një guidë më të detajuar, jo vetëm për të qartësuar pyetjet nga lajmërimi fillestar, por edhe për të adresuar gjithashtu ngjarje të paparashikuara si  ndryshimi drastik në vlerën e bitcoinit.

Zhurma për më shumë asistencë vjen në një moment deçiziv. Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme po kërkon më shumë mbështetje për këtë çështje pas pretendimeve se disa përdorues kanë vënë në funskion monedhën virtuale për të shmangur raportimin e kërkuar të taksave. Për të provuar kërkesën e saj, Shërbimi kërkoi që Coinbase, një kompani që lehtëson transaksionet e monedhave digjitale si Bitcoin dhe Ethereum, të kthejë të dhënat e klientit. Pas një lufte të gjatë gjyqësore, Coinbase më në fund vërejti në grupin e klientëve të tij që kishte reapektuar urdhrin e gjykatës përsa i përket lëshimit të të dhënave të caktuara.

Si pjesë e punës së tij, Shërbimi argumentoi se “vetëm 800 nga 900 taksapagues kanë raportuar fitime në lidhje me bitcoinin në çdo vit raportues” ndërsa “më shumë se14,000 përdorues të Coinbase kanë blerë, shitur, dërguar ose marrë të paktën 20,000 dollarë bitcoin në vitin e dhënë.” Ajo që gjykata ka deklaruar, “rezulton se shumë prej përdoruesëve të Coinbase mund të mos kenë raportuar fitimet e tyre në bitcoin.”

Ndërkohë  që pyetja nëse shmangia ose konfuzioni me paramendim ka rezultuar sipas pritshmërive nga ana e investitorëve të monedhave virtuale, shumë ekspertë të fushës tatimore besojnë se udhëzimet e mëtejshme do të ishin sërish në përfitim të tatimpaguesit.

Në grup, Instuti Amerikan Publik i Kontabilistëve të Liçensuar, i ka dërguar një letër së fundmi Shërbimit duke kërkuar që agjencia të lëshojë udhëzime shtesë dhe të menjëhershme.

Annette Nellen, kreu i  Instuti Amerikan Publik i Kontabilistëve të Liçensuar, shkroi letrën për shërbimin, duke theksuar në të se zhvillimi i shpejtë i monedhave virtuale ka gjeneruar pyetje të reja se si rregullat aplikohen përsa i përket transaksioneve të ndryshme duke përfshirë monedhat virtuale dhe aktivitetet e asetet që lidhen me to.” Nellen ka thënë , “zhvillimi në tipe të ndryshme i monedhave virtuale dhe vlerat e tyre  i bëjnë këto pyetje imediate dhe të përshtatshme për numrin në rritje të taksapaguesëve dhe atyre që praktiikojnë taksat.”

fushat e adresuara:

Shpenzime për zotërimin e Monedhave Virtuale

Dokumentacion Vlerësimi i Pranueshëm

Llogaritja e fitimeve dhe e humbjeve

Vlerësim për Çështje Kontribuimi për Bamirësi

Evente të Monedhave Virtuale, etj

Instituti rekomandoi që Shërbimi të konsiderojë pyetjet e shpeshta, përshirë se si përllogariten shpenzimet dhe se kur taksapaguesit mund të përdorin mesataren e kurseve të ndryshme të këmbimit kur llogarisin vlerat.

Një nga çështjet popullore që nuk është konsideruar si prioritare në guidë është se si të bëhet raportimi i monedhave  virtuale për fondet e pensioneve—dhe çfarë është e lejueshme. Instituti i shkruan Shërbimit që duhet të qartësojë se që në momentin kur monedhat virtuale janë konsideruar si pronë, duhet të lejohen në guidën e pensioneve. Kërkohet që taksapaguesit të kenë një guidë se në ç’lloj llogarie pesnionesh mund të mbajnë monedhat virtuale.

Rrjeti i Përmbarimit të Krimit Financiar, i cili nxjerr udhëzime rregullative që kanë të bëjnë me Raportet e Bankës së Huaj dhe Llogarive Financiare , nuk kërkon që llogaritë dighitale (ose virtuale) të raportohen në një nga degët e bankës në këtë kohë, por mund të konsiderohet  në të ardhmen. Asnjë udhëzim shtesë nuk është i disponueshëm aktualisht. Bëhet fjalë për vitin 2014.

Që atëherë është kërkuar për një përditësim të mundshëm, por nuk ka patur. Institucinet përkatëse nuk janë përgjigjur

Çfarë duhet të bëni në këtë situatë?

Kini durim dhe mbani shënim. Derisa të vij moment që çdo gjë të rregullohet me bazë të plotë ligjore, duhet të jeni të përgatitur se çdo veprim që bëni me monedhat virtuale do të konsiderohet veprim financiar dhe i tatueshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë