Bota

Kërcënoi se do vriste Donald Trumpin para një mitingu në Arizona,  arrestohet 66-vjeçari

Gazeta Si - Njeriu që dyshohet se kërcënoi se do të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump, për të cilin nisi kërkimi nga policia, është arrestuar.

Ndjekja ndaj tij në Arizona përfundoi rreth orës 14:30 me orën lokale. Në pranga përfundoi 66-vjeçari Ronald Lee Syrvud, i dënuar në të kaluarën për disa vepra penale, përfshirë dhe për krime seksuale.

Sipas mediave amerikane, ai kishte kërcënuar se do të godiste Trump përpara tubimit të tij të planifikuar në Arizona.

Donald Trump aktualisht është duke vizituar Sierra Vista në Cochise County pranë kufirit meksikan.

Kërcënimi erdhi më shumë se një muaj pasi miliarderi u qëllua në vesh gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani, më 13 korrik.

Syvrud dyshohet se kërcënoi se do të vriste Trumpin në disa postime në mediat sociale gjatë dy javëve të fundit, sipas Carol Capas, një oficere e informacionit publik të Qarkut Cochise, e cila foli për CNN.

Capas nuk pranoi të thotë se në cilën platformë janë bërë kërcënimet. 66-vjeçari kërkohej me disa urdhër-arreste të pazgjidhura që rrjedhin nga akuzat për drejtim mjeti nën ndikim, vrasje me dashje, ngacmim seksual, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen e zyrës në Facebook. Të sherifit të Qarkut Cochise.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë