Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 53-vjeçar, pasi ushtronte dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet R. Sh. 53 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër.
Policia pas njoftimit të marrë, menjëherë ka shkuar në banesën e 53-vjeçarit dhe ka bërë neutralizimin e arrestimin e tij në flagrancë.
Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me silenciator.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.