Kosova

Kërcënohet me jetë përmes një e-maili presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Gazeta Si – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë përmes një emaili të dërguar në adresën zyrtare të Presidencës.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili bëri të ditur se kërcënimi është marrë me seriozitet dhe është përcjellë menjëherë tek autoritetet përkatëse.

“Kërcënimi është dërguar në emailin zyrtar të Presidencës”, deklaroi Kupina. Institucionet e sigurisë kanë nisur hetimet për të identifikuar autorin apo autorët e këtij kërcënimi. Deri tani nuk ka informacione shtesë mbi burimin e emailit kërcënues.

Në foton e mëposhtme mund të shihni mesazhin e dërguar në drejtim të adresës elektronike të presidencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë