Drejtësia

Kërcënohen tri gjyqtare të tjera për shkak të detyrës. Nis hetimi

Gazeta Si - Tri gjyqtare të Gjykatës së Apelit në Tiranë janë kërcënuar gjatë shpalljes së vendimit ndaj një grupi kriminal nga Vlora.

Sipas Top Channel, gjyqtaret e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Valdete Hoxha, Lutfie Çelami dfhe Edlira Petri, janë kërcënuar në sallën e gjyqit, gjatë shpalljes së një vendimi.

Menjëherë, gjyqtaret  kanë kryer kallëzimin se janë kërcënuar për shkak të detyrës dhe Prokuroria ka nisur me urgjencë hetimet për çështjen.

Kërcënimi i gjyqtareve, ndodhi ditën kur ato dënuan 5 shtetas dhe konkretisht; Daut Elmazin, Gentian Zoton, Igli Memajn, Serxho Ademin dhe Albano Goxhajn, të cilët ishin akuzuar për një atentat të vitit 2019-të në qytetin e Vlorës, me të cilin u synua të vritej një personazh i botës së krimit i identifikuar si, Ines Hajrulla.

Gjatë shpalljes së vendimit të pandehurit mungonin, por salla ishte e mbushur me familjarët e tyre.

Pasi kanë dhënë vendimin, gjyqtaret janë tërhequr në dhomën e këshillimit dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shoqëruar kërcënuesit që ndodheshin në sallën e gjyqit.

Ky rast vjen pas kërcënimit për shkak të detyrës së tyre të dy prokuroreve Doloreza Musabelliu dhe MeritaSelimi nga grupi i Laert Haxhiut, i akuzuar pas disa vrasje të bujshme në periudhën e viteve 2021-2023.

Ishte dëshmia e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani që zbuloi se grupi kriminal me bazë në Lushnjë, kishte planifikuar eliminimin e tyre për shkak se kishin kaluar nisur hetimet në ngarkim të disa prej tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë