Media Galeri

Kenia, deputetët miratojnë ligjin për taksat, protestuesit i vënë flakën parlamentit

Parlamenti i Nairobit është përfshirë nga flakët pas miratimit të një projektligji të diskutueshëm për taksat.

Mijëra njerëz protestuan të martën teksa kërkuan që politikanët të votojnë kundër taksave të reja të propozuara në projektligjin e diskutueshëm.

Por pasi u miratua, Reuters shkruan se ambienti u pushtua nga protestuesit dhe u raportuan të shtëna me armë nga brenda ndërtesës.

Një ndihmës mjek i tha Reuters se të paktën 50 persona u plagosën gjithashtu nga të shtënat me armë gjatë protestave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë