Media Galeri

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha qëllohet me telefon në fytyrë teksa po performonte

Ndërsa po performonte në New York, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është qëlluar me telefon në fytyrë.

Këngëtarja po këndonte në momentin që dikush nga turma hodhi një telefon i cili e goditi në fytyrë.

Menjëherë disa pjesëtarë të skuadrës së saj shkuan për të ndihmuar këngëtaren e cila pas goditjes u ul në gjunjë.

Pas incidentit këngëtarja u largua nga koncerti duke mbuluar fytyrën me duar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë