Rend dhe Ligj

KED mbyll procedurat, i çon dy emra Metës për një vend në Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet që t’i dorëzojë listë me 2 emra Presidentit Ilir Meta për një nga dy vendet vakante të shpallura nga Presidenti.

Këshilli vendosi këtë të martë përfundimin e procedurës së vlerësimit për shkak të tërheqjes nga kandidimin të Altin Binaj, për shkak të zgjedhjes së këtij të fundit anëtar në Kushtetuese nga Kuvendi.

Dy kandidaturat do t’i përcillen Presidentit për të zgjedhur njërin prej tyre, që në rast emërimi do të rikthente Gjykatën Kushtetuese ne funksion.

Aktualisht kjo gjykatë ka 5 anëtarë, pas zgjedhjes dhe betimit të Altin Binajt.

Betimin e Binajt e përshëndetën përfaqësuesit e SHBA dhe BE në Tiranë, që u shprehën optimistë se objektivi i 31 dhjetorit do të realizohet.

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv. Falë këtij veprimi dhe bashkëpunimit urgjent mes Presidencës, KED dhe Parlamentit, Gjykata Kushtetuese mund të jetë funksionale deri më 31 dhjetor”, deklaroi ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

“Urime Altin Binajt dhe punë të mbarë! Tani është në dorë të KED që të përfundojë pa vonesa listën me anëtarët e tjerë që do të emërohet nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë”, shkruan ambasadori i BE, Luigi Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë