Nga Gazeta ‘SI’ – Ekonomia shqiptare do të përjetojë një rritje më të moderuar dy vitet e ardhshme, sipas parashikimeve të vjeshtës nga Komisioni Europian.
KE parashikon një rritje ekonomike 3.6% dhe 3.5% për këtë vit dhe vitin 2026.
Ngadalësimi, sipas KE-së, do të vijë nga një “maturim” i sektorit turistik dhe ardhjeve nga jashtë.
Si një ekonomi e vogël e hapur, Shqipëria përballet me rreziqe të jashtme, duke përfshirë pasigurinë globale dhe rreziqet gjeopolitike, të cilat mund të kenë një ndikim ekonomik kryesisht nëpërmjet partnerëve kryesorë tregtarë në BE. Përparim në negociatat e anëtarësimit në BE mund të ndikojë në një përmirësim në ndjesinë ekonomike.

Rritja e qëndrueshme e pagave do të vazhdojë, duke mbështetur konsumin e fuqishëm privat. Pas përmirësimeve të konsiderueshme në pozicionin e jashtëm në vitet e fundit, deficiti i llogarisë rrjedhëse parashikohet të zgjerohet pak nga 2.4% në vitin 2024 në nën 3%, i nxitur nga një rritje e deficitit tregtar të mallrave. Eksportet vazhdojnë të mos kompensojnë deficitin tregtar, duke mbetur një pikë e dobët për ekonominë.
Inflacioni pritet të stabilizohet rreth 2.5% në vitin 2025, duke reflektuar një mjedis makroekonomik të qëndrueshëm. Borxhi publik është në rënie të vazhdueshme, nga 77.6% e PBB-së në vitin 2020 në 59% të parashikuar për vitin 2025, falë balancës primare pozitive dhe rritjes nominale të PBB-së.
Punësimi u rrit në vitin 2025 dhe parashikohet të rritet më tej gjatë viteve 2026-2027, megjithëse në një mënyrë më të moderuar. Një shkallë më e lartë e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, e nxitur nga rritja e pagave, pritet të jetë nxitësi kryesor i rritjes së ofertës së punës, ndërsa emigrimi i vazhdueshëm do të paraqesë një pengesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



