Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një i ri ka sulmuar me thikë duke i plagosur rëndë gjyshin e tij. Dyshohet se shkak është bërë një konflikti për motive të dobëta.
I riu me iniciale D. G., 19 vjeç, ka qëlluar me thikë gjyshin e tij shtetasi R. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, 19 vjeçari, është larguar me shpejtësi dhe pas disa orësh u arrestua.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kreu plagosjen. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




