Bota

Katër vite nga pushtimi rus/ Zelensky: Dua që Trump të qëndrojë në anën tonë

Nga Gazeta ‘Si’- Në përvjetorin e katërt të nisjes së pushtimit të plotë rus, më 24 shkurt 2022, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se vendi i tij do të bëjë “gjithçka për të arritur paqen”.

Në prag të aktiviteteve përkujtimore që do mbahen në Ukrainë, Zelensky theksoi se presidenti rus Vladimir Putin “nuk i ka arritur objektivat e tij”, pavarësisht katër viteve luftime intensive.

Duke folur për CNN nga Kievi, presidenti ukrainas tha se mendon që udhëheqësi amerikan dhe ekipi i tij “duan t’i japin fund kësaj lufte”.

I pyetur se çfarë dëshiron të dëgjojë nga fjalimi i Trump për Gjendjen e Kombit të martën, Zelensky thotë: “Dua që ai të qëndrojë në anën tonë”.

Udhëheqësi ukrainas u pyet gjithashtu për komunikimin e tij me SHBA-në dhe tha për ekipet negociuese: “Ne kemi komunikime të mira midis grupit tonë dhe grupit amerikan”.

“Mendoj se Presidenti Trump dhe ekipi i tij, me të vërtetë duan t’i japin fund kësaj lufte”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë