Media Galeri

Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik pas diagnozës së kancerit

Nga Gazeta 'Si'-Princesha e Uellsit ka dalë për herë të parë në publik që prej muajit mars, periudhë kur ajo foli hapur për diagnozën e kancerit.

Kate Middleton u pa duke mbërritur në pallatin mbretëror Buckingham me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles, detaj që ajo e zbuloi dje përmes një fotoje dhe përditësimit për gjendjen e saj shëndetësore.

Me një buzëqeshje në fytyrë, e veshur me një fustan të bardhë dhe kapelë me fjongo të madhe, Kate u pa si fillim në makinë bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre, ndërsa në disa foto të tjera ajo shfaqet duke u futur në hyrje të pallatit mbretëror në shoqërinë e dy fëmijëve më të mëdhenj të familjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë