Politike

KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore të qarkut Vlorë

Nga Gazeta ‘Si’– Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore në qarkun e Vlorës.

Vendimi u mor pas verifikimit të 4 kutive të materialeve të qarkut Vlorë. 4 kutitë e votimit u hapën dje pas pretendimit të PD se mungojnë në gjithë vendin 130 mijë fletë votimi të papërdorura.

Por fletët e votimit të papërdorura ishin ruajtur në kuti të posaçme nga KQZ dhe kjo rezultoi edhe pas hapjes së katër kutive në bashkitë Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq.

Pas këtij verifikimi, përfaqësuesi i PD, Franc Nuri theksoi se, pas hapjes së kutive, në një prej tyre u gjetën 7 fletë votimi më shumë, ndërsa në një tjetër mungonin dy fletë të papërdorura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë