Gazeta Si – Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për hetim të thelluar ndaj kandidatit të Mallakstrës, Qerim Ismailaj.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 6 muaj burgim Qerim Ismailajn në shkurt të këtij viti për falsifikim të dokumentave, për shkak se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim 3 vjet në Greqi për akte dhune.
kryebashkiaku i Mallakastrës është shpallur fajtor për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Pas disa procedurave nga ana e gjykatës, në përfundim u vendos që dënimi me 4 muaj burg t’i konvertohej Ismailajt në 40 orë pune për interes publik. Nga ana tjetër SPAK kërkoi që kryebashkiaku i Mallakstrës të dënohej me 1 vit heqje lirie.
Ai ka deklaruar më herët se do të apelojë vendimin pasi është i pafajshëm dhe se nuk do të japë dorëheqjen në Kuvend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.