Nga Gazeta ‘Si’- KAS vendosi me shumicë votash pranimin e ankesës së PS dhe shpalljen të pavlefshëm të vendimit të Celibashit që diferencoi votat me postë nga Greqia.
Sipas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, votat e Greqisë duhet të administrohen nga grupet e numërimit.
“Duke nisur nga ky moment, sa kohë vendimi i KAS nuk prodhon pasoja, duhet që votat e diasporës nga Greqia të nisin të numërohet, deri në momentin që nuk ka një kontestim nga komisionerët. Nëse do ketë sërish kontestime, mendoj Celibashi do dalë me një vendim që të zgjidhë ngërçin dhe të mos pengojë numërimin për votat e Greqisë, nëse ato do kontestohen sërish nga numëruesit” -tha përfaqësuesja e PS në KAS, Elena Xhina.
Kujtojmë se KQZ e mori këtë akt pas rezervave të shprehura nga PD-ASHM lidhur me fletët e votimit nga jashtë të mbërritura nga Greqia që sollën dhe ndërprerjen e numërimit të votave të ardhura nga diaspora.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.