Nga Gazeta “Si” – Shifrat kryesore nga karriera e e Shiffrin, përfshirë medaljet dhe fitoret në Kupën e Botës, ndërsa amerikania vazhdon të thyejë rekorde të rejaduke lënë pas Ingemar Stenmark.
Pas të 9-it “Glob të Kristaltë”, hedhim një vështrim mbi karrierën e saj dominuese përmes shifrave.
18 medalje globale.
Shiffrin është ngjitur 18 herë në podium në “Lojërat Olimpike” dhe Kampionatet Botërore, me 2 medalje ari dhe 1 argjendi në “Lojërat Olimpike Dimërore”, si dhe 8 medalje ari, 4 argjendi dhe 3 bronzi në Kampionatet Botërore.
- 7 medalje ari rradhazi në Kampionate Botërore (2013–2025). Ajo fitoi 4 tituj botërorë rradhazi në Slalom nga viti 2013 deri në 2019, duke u bërë sportistja e parë që e arrin këtë në çdo disiplinë.
108 fitore në Kupën e Botës. Shiffrin është skiatorja e parë që arrin shifrën e 100 fitoreve dhe renditet e para në histori, përpara Ingemar Stenmark (86). Ndjekësja më e afërt është Lindsey Vonn me 84.
- 164 podiume në Kupën e Botës, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Stenmark (155).
16 sezone. Amerikania merr pjesë në sezonin e saj të 16-të në Kupën e Botës, nga 2010/11 deri në 2025/26.
16 Globe Kristali. Në 15 sezonet e saj të para, Shiffrin ka fituar 5 “Globe Kristali” në Klasifikimin e përgjithshëm dhe 11 tituj disiplinash (8 në Slalom, 2 në Slalomin Gjigand dhe 1 në Super-G). 11 “Globe Kristali” në disiplina e bëjnë atë Lideren mes skiatorëve aktivë. 8 titujt në Slalom janë rekord absolut në një disiplinë.
- 70 fitore në Slalom në Kupën e Botës. Më shumë se çdo skiator tjetër, mashkull apo femër, në një disiplinë të vetme.
22 fitore në Slalomin Gjigant në Kupën e Botës. Dy më shumë se rekordi i mëparshëm për femra i mbajtur nga Vreni Schneider.
6 fitore në 7 gara Slalom në Killington. Pasi kishte triumfuar çdo vit nga 2015 deri në 2019, sezoni 2022/23 ishte i pari që Shiffrin nuk fitoi në Killington.
- 9 fitore në Slalom në Levi, gjithashtu rekord për këtë pistë.
8 fitore në Kupën e Botës (4 Slalom, 4 Slalom Gjigant) në Semmering ku ka garuar 13 herë.
- 17 fitore në një sezon. Rekord i Kupës së Botës për më shumë fitore në një sezon, i vendosur në 2018/19.
Skiatorja e parë. Shiffrin është e vetmja person, mashkull apo femër, që ka fituar gara në të gjashta disiplinat e Kupës së Botës (zbritje, super-G, slallom, slallom gjigant, kombinim dhe paralel).
Mikaela Shiffrin – Datat më të rëndësishme
13 Mars 1995 – Mikaela Shiffrin lind më 13 Mars 1995 në Vail të Kolorados në SHBA.
- 15–364. Shiffrin ishte 15 vjeç e 364 ditë kur startoi në garën e parë në Kupën e Botës në Spindleruv Mlyn, Çeki, një ditë para ditëlindjes së saj të 16-të.
18–351. Mosha e Shiffrin kur u bë Kampionia Olimpike më e re në Slalom (meshkuj ose femra), në Rosa Khutor në “Soçi 2014”. Një vit më parë ishte shpallur e treta kampione më e re në këtë disiplinë.
- 27–252. Mosha e saj kur fitoi garën e 76-të në Kupën e Botës, 53 ditë më e re se Stenmark dhe gati 4 vite më e re se Lindsey Vonn.
27–301. Mosha kur barazoi rekordin e atëhershëm të Vonn për femra me 82 fitore. Vonn ishte 33 vjeç e 156 ditë kur fitoi garën e saj të fundit në Kupën e Botës.
- 27–317. Mosha kur fitoi garën e 83-të të Kupës së Botës më 24 Janar 2023, duke kaluar Vonn si femra me më shumë fitore dhe duke u ngjitur në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, vetëm 3 fitore larg rekordit të Stenmark (86).
10 Mars 2023 – Shiffrin barazon rekordin e përgjithshëm të Ingemar Stenmark me 86 fitore në Kupën e Botës.
- 11 Mars 2023 – Shiffrin regjistron fitoren e saj të 87-të në Kupën e Botës, duke kaluar në krye të Klasifikimit, 2 ditë para ditëlindjes së saj të 28-të.
18 Mars 2023 – Shiffrin barazon rekordin e Lindsey Vonn për më shumë podiume në Kupën e Botës për femra (137).
- 19 Mars 2023 – Shiffrin thyen rekordin e Vreni Schneider për fitore në Slalomin Gjigant për femra (21).
23 Shkurt 2025 – Shiffrin bëhet skiatorja e parë në histori që arrin 100 fitore në Kupën e Botës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



