Media Galeri

Karnavalet e Rios: Homazhet për gratë me ngjyrë shpallen fituese

Shkolla e sambas ‘Viradouro’ ka fituar garën e paradës së karnavaleve të Rio de Zhaneiros me homazhe për gratë me ngjyrë.

Viradouro ishte shkolla e fundit e sambas që parakaloi në garën dy-ditore. Pas fitores, Viradouro tha se donte të nderonte një kobër e cila konsiderohet e shenjtë në disa pjesë të Afrikës si Benin.

Grupi tha se donte të nënvizonte lidhjet historike të Brazilit me Benin, prej nga erdhën shumë nga njerëzit që u dërguan në Brazil si skllevër.

Gjarpërinjtë u shfaqën shumë në paradën e tyre, jo vetëm në formën e muzikës por edhe në maskat e kërcimtareve.

Pjesë e performancës ishin edhe daullet që shoqëruan grupin teksa parakalonte në Sambadrome, vendi që pret konkursin vjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë