Nga Gazeta Si- “‘Ndërtoni ura, jo mure’ është një thirrje që ai e ka përsëritur disa herë.” Kështu tha Kardinali Giovanni Battista Re, Dekan i Kolegjit të Kardinalëve, në meshën mortore të Papa Françeskut që po zhvillohet aktualisht në Sheshin e Shën Pjetrit.
Dhe shërbimi i fesë si Pasardhës i Apostullit Pjetër ka qenë gjithmonë i lidhur me shërbimin ndaj njeriut në të gjitha përmasat e tij. Në bashkim shpirtëror me të gjithë Krishterimin, ne jemi këtu për t’u lutur për Papa Françeskun, në mënyrë që Zoti ta mirëpresë atë në pafundësinë e dashurisë së tij, vazhdoi Re, duke shtuar se Papa Françesku i mbyllte fjalimet dhe takimet e tij duke thënë: “Mos harroni të luteni për mua”.
“I dashur Papa Françesku, tani të kërkojmë ne të luteni për ne dhe që nga qielli ta bekoni Kishën, ta bekoni Romën, ta bekoni të gjithë botën, siç bëtë të dielën e kaluar nga ballkoni i kësaj Bazilike në një përqafim të fundit me të gjithë popullin e Zotit, por idealisht edhe me njerëzimin që kërkon të vërtetën me zemër të sinqertë dhe mban lart pishtarin e shpresës”, tha Re.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.