Dosje

‘Kapo’ i ri shqiptar për narkotrafikun në Romë, tentoi të ngjitej në majën e mafies ballkanike

Artur Ndreka, 35 vjeç, u arrestua para pak ditësh në kryeqytetin italian. Në dosjen hetimore të antidrogës italiane, konsiderohet me një profil të lartë kriminal, në lidhje me tre mafiozë shqiptarë, ndër më të rrezikshmit në aktivitetin e narkotrafikut roman e në bashkëpunim me mafiet autoktone në Romë dhe Lacio. Falë aftësive të tyre për të krijuar aleanca, mafia shqiptare kanën kontroll territore të tëra në zona të ndryshme

Gazeta Si - Në Romë, njerëzit e tij e quanin "Kapo". Ky është emri i ri me peshë i botës së krimit shqiptar në kryeqytet.

Konsiderohet si profil i lartë i rangut kriminal, i rritur nën krahun mbrojtës të bosëve më të njohur shqiptarë në territorin e kryeqytetit roman, si Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Petrit Bardhi.

Ai quhet Artur Ndreka, 35 vjeç Mirëpo, mbretërimi i tij përfundoi të hënën e kaluar, shkruajnë mediat italiane.

LEXO EDHE:
- Me foto dhe emra: Droga, mbledhja e borxheve dhe egërsia. Si bota e krimit shqiptar ka pushtuar Romën
- Përgjimet/ Psikiatri italian i mafies shqiptare! Plani i Elvis Demçes për të shmangur burgun dhe ryshfeti në qeli: U dhashë 3 mijë euro gardianëve

Një hetim nga Prokuroria Publike dhe Guardia di Finanza, për trafik ndërkombëtar droge, ka sanksionuar fundin e perandorisë së sapolindur të krimit. Tashmë Ndreka ndodhet brenda një burgu, së bashku me të vëllanë, Markun.

Veprimtaria i tij kriminale ishte shtrirë në kuadratin jugor të Romës: Acilia dhe Vitinia ishin sheshet e trafikut të drogës, ku në krye të një bande prej tetë personash, ai shiste drogë si të ishte një treg i zakonshëm.

Një lojë e thjeshtuar edhe nga momenti historik, me tre bosët e mafies shqiptare të arrestuar në Romë, që e lejoi Ndrekën të ngjitej me shpejtësi në majën e piramidës ballkanike.

Ai ishte “Bosi”, për njerëzit e tij dhe figura e tij nuk ishte e mundur të diskutohej.

Nga përgjimet e Guardia di Finanza-s, del një pamje e qartë e veprimit kriminal të shqiptarit në Romë.

Kontrolli mbi territorin, shitja e drogës, hierarkia e ngurtë brenda grupit dhe kontaktet me bosët shqiptarë, që i dhanë forcë dhe prestigj brenda botës së krimit, deri në kontrollin total të strukturës së ndërtuar nga kriminelët shqiptarë.

Hetuesja Valeria Tomassini, në një urdhëresë të detajuar, shkruan: “Aktiviteti hetimor kthen pamjen e qartë të një qendre aktive të trafikut të drogës që vepron në periferitë romane të Vitinias dhe Acilias, veçanërisht në ndërtesën në via Castel D'Aioni dhe via Codigoro, të përdorura si vendtakim për të lëvizur sasi kokaine dhe hashashi dhe në kontakt me personazhe të njohur për thellësinë e lartë kriminale”.

Vetë ministri i Shtetit të Italisë, Matteo Piantedosi, përgëzoi operacionin më 21 nëntor me anë të një njoftimi në Tëitter: “Operacioni Gdf, sheshi i trafikut në Romë është mposhtur. Lufta kundër drogës është vendimtare për të ndaluar përhapjen e  krimit dhe paligjshmërisë”.

Megjithatë, zyrtari i lartë nuk përmendi emrin e shqiptarit të arrestuar. Gjyqtari hetues Tomassini e përshkruan kështu në dosjen hetimore: “Ndreka në veçanti mund të mburret me lidhjet me Arben Zogun, Dorian Petokun dhe Petrit Bardhin, individë që i përkasin një qarku të profilit të lartë kriminal, tashmë të shkatërruar nga arrestimet e shumta”.

Në hetime, Ndreka “përcaktohet nga familjarët e vet, - nënvizon hetuesi, duke arsyetuar kështu arrestimin e tij,  – si ‘bosi’”.

Tashmë edhe Artur Ndreka, si bosët e tjerë shqiptarë, Elvis Demçe është arrestuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë